Kreu / Sport / Hamilton me një dorë tek titulli, Ferrari ngec edhe në Japoni

Hamilton me një dorë tek titulli, Ferrari ngec edhe në Japoni

Lewis Hamilton fiton Çmimin e Madh të Japonisë duke prekur me një dorë titullin, pas tërheqjes së rivalit të tij Sebastian Vettel, pak metra pas startit.

Ka qenë shumë e thjesht për britanikun kjo garë në Suzuka, në të cilën mori suksesin e tretë në këtë pistë i pashqetësuar nga askush, edhe pse gjatë gjithë kohës dy makinat Red Bull të Maks Verstappen dhe Daniel Riccardos mbetën aty jo shumë larg.

Tërheqja që në fillim e Sebastian Vettel sërish për një problem në motorin Ferrari ishte një asist për britanikun, i cili çon në 59 pikë diferencën me gjermanin, kur kanë mbetur edhe 4 gara nga fundi i këtij sezoni.

Edhe pse qëndroi gjatë gjithë kohës në një distancë prej 3 sekondash me kryesuesin, Maks Verstappen nuk e pati mundësinë që të sulmonte Hamilton apo t’i vinte në rrezik vendin e parë, ndërkohë që pas tyre piloti tjetër i Red Bull, Daniel Riccardo arriti të mbaj pas Valteri Botas dhe të ngjitet në vendin e tretë për të lënë finlandezin e  Mercedes në të katërtin.

Pas tyre në vendin e pestë u rendit Ferrari i vetëm që zhvilloi garë, ai i Kimi Raikonen, i cili ishte nisur nga vendi i 11-të për shkak të penalizimit për ndryshimin e kambios.

Pas kësaj gare Formula 1 do të rikthehet pas dy javësh, në kontinentin amerikan, me Çmimin e Madh të Austin.

Mos humbisni

Atletico ndal Barcelonën, “paqe” në “Wanda Metropolitana”

Në testin e parë të vështirë në këtë sezon në La Liga, Barcelona nuk ka …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.