Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni, i cili ka marrë mandatin për herë të parë, në deklaratën e tij të të pasurisë ka thënë se ka shitur një apartament banimi me sipërfaqe 120 m2, në Tiranë, për 39 mijë euro.
Nga kjo shumë ka blerë 5 000 m2 tokë arë në Tiranë për 8 mijë euro. Hyseni ka shkëmbyer dy apartamente me dy sipërfaqe të tjera tokë në Tiranë, me sipërfaqe 5 000 m2 dhe 6 000 m2.
Deputeti deklaron një llogari me vlerë 140 mijë euro.
Si burim deklaron shitjen e dy apartamenteve.
Deputeti socialist deklaron të ardhura si ish-drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe kryetar i dy këshillave mbikëqyrëse.
Diskutime rreth kësaj post