Që në ditën e parë të gërmimeve në fushën e fshatit Dragot të Tepelenës janë gjetur eshtrat e para të ushtarëve grekë. Të paktën kështu pretendon Ministria e Jashtme greke, e cila e publikuar në Twitter një foto dhe shkruan:
“Moment historik gjetja e parë e eshtrave të dy të rënëve grekë. Punimet nisën sot, në prani të një komiteti të përbashkët greko-shqiptar, nën një klimë emocionuese”.
Por pas publikimit të këtij lajmi, ish-ministri i Brendshëm, kolonel Dritan Demiraj, thotë se bëhet fjalë për varrin e një ushtari italian. Duke folur për politiko.al Demiraj shprehet se kjo kuptohet nga grada e korporalit (tetar), por edhe nga shkronjat e alfabetit latin në medaljon. Siaps tij pala greke vazhdon të pompojë historinë e gënjeshtrave sa i përket eshtrave të ushtarëve grekë.
Më herët politiko.al pas një verifikimi në databasën e ushtarëve italianë të rënë në Shqipëri, database e cila gjendet në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes italiane, zbuloi se gjatë në vitet 1940-1941, në vendin tonë kanë rënë 8 ushtarë italianë që mbajnë mbiemrin Greco, sikundër shihet edhe në foton e eshtrave të publikuar sot.
Kjo ngre dyshime nëse kemi të bëjmë me një ushtar italian apo një ushtar grek? Megjithatë kjo mbetet për t’u verifikuar. Në vendin ku po kryheshin gërmimet, mediat nuk janë lejuar të afrohen.
Diskutime rreth kësaj post