Një grabitje me armë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, duke vënë në alarm policinë. Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, persona të paidentifikuar ende dhe të armatosur kanë shkuar në një pikë karburanti në Rinas, në rrugën Tiranë-Krujë dhe kanë marrë xhiron ditore.
Ata kanë marrë 140 mijë lekë të vjetra nga karburanti, nën kërcënimin e armës. Burimet nga policia bëjnë me dije se dy personat kanë qenë të maskuar.
Menjëherë autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet dhe ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e tyre.
Informacioni i policisë: Më datë 24.12.2017, roja i një karburanti në rrugën e Rinasit ka bërë kallëzim pasi dy persona të maskuar dhe dyshuar me armë zjarri me anë të kanosjes i kanë marrë rreth 14 000 lekë të xhiros. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post