Policia belge ka finalizuar një mega-operacion në kuadër të të cilit janë prangosur 31 persona, pjesë e trafikut të drogës dhe aktiviteteve të tjera kriminale. Në operacionin masiv morën pjesë 290 efektivë policie dhe u mobilizuan edhe forcat speciale. Në fund të aksionit, policia deklaroi se personat e arrestuar kanë lidhje me mafian shqiptare që posedonte laboratorë me kanabis, por nuk saktësuan identitetin e të ndaluarve.
Grupi kriminal operonte në aktivitetet e jashtëligjshme që lidhen me trafikun e drogës, prostitucionin, mashtrimin doganor dhe pastrimin e parave.
“Një krijim i ndërlikuar i kompanive guaskë dha mundësinë e organizimit të familjes të përfshirë në tregti të ndryshme për të fshehur aktivitete kriminale dhe për të pastruar paratë”, komentoi prokurori Christian Henry.
Sipas mediave belge, personat e ndaluar kanë lidhje me mafian shqiptare për trafikun e kanabisit ndërkohë me mafian italiane kanë raporte për falsifikimin e parave.
“Ne kemi shkatërruar shtatë plantacione kanabis, 25 kilogramë kanabis janë zbuluar dhe shkatërruar, tre bare në rajonin Tournai janë mbyllur dhe më shumë se 35.000 euro janë konfiskuar”, tha një zyrtar i policisë belge.
Diskutime rreth kësaj post