Kreu / Rajon / Gjenerali shqiptar: Si ia “theva dhëmbët” Mlladiçit

Gjenerali shqiptar: Si ia “theva dhëmbët” Mlladiçit

Ratko Mlladiçi e filloi fushatën e krimeve në Kroaci, por atje u ballafaqua me forcat e komanduara nga gjenerali i Kroacisë Rrahim Ademi, i lindur në Kosovë. Për «Al Jazeera Balkans» Ademi ka treguar detaje të panjohura deri më tani.

Kur filloi kriza e madhe në Jugosllavi në fillim të viteve ’90, oficeri i Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ) Ratko Mlladic shërbente në Maqedoni. Nga atje e dërguan në Prishtinë, por meqë në kryeqytetin e Kosovës nuk shpërtheu lufta, siç prisnin nacionalistët serbë, Mlladic u dërgua në Kroacia për të organizuar kryengritjen e serbëve të Bosnjës. Në Krajinë, një zonë e banuar me shumë serbë në Kroaci, trupat paramilitare serbe dhe policia lokale të mbështetura nga njësitë e APJ-së nen komandën e Mlladicit terrorizuan mijëra kroatë në përpjekje për të depërtuar drejt bregdetit kroat, sidomos qyteteve të rëndësishme strategjike si Zara, Sinji dhe Shibeniku.

Në vitin 1991 Mlladic i ishte afruar objektivit: pushtimit të Shibenikut. Por, gjenerali serb nuk arriti të depërtojë më tutje, sepse te ura e Shibenikut atë e priste gjenerali kroat Rrahim Ademi, ish-oficer i lartë i APJ-së, i cili i ishte bashkuar ushtrisë kroate. Ademi është lindur në Kosovë dhe konsiderohet si njëri nga komandantët më të famshëm të luftës së Kroacisë për pavarësi. Nga Tribunali i Hagës ai u akuzua për krime të luftës dhe i shoqëruar nga presidenti Stipe Mesic ai u dorëzua vullnetarisht. Pastaj Tribunali ia dorëzoi lëndën drejtësisë kroate, e cila e shpalli Ademin të pafajshëm.

Në një bisedë me «Al Jazeera Balkans» Ademi ka treguar detaje deri më tani të panjohura për betejën e tij kundër trupave të Mlladiqit. Sipas tij po të merrte Mlladici Shibenikun, atëherë për forcat e tij do të hapeshin korridore për të marshuar drejt Splitit dhe për të pushtuar tërë Dalmacinë.

Ademi e konsideron mbrojtjen e Shibenikut si njërën prej fitoreve më të mëdha kroate në luftë. Kjo ishte humbja e parë e Mlladicit në Kroaci.

Ademi i tha «Al Jazeera Balkans» se ushtria e Mlladicit ishte e modernizuar, me tanke, «ndërsa ne në atë kohë s0kishim me çfarë të mbroheshim. Pastaj organizova zaptimin e kazermës në Rogoznicë, ku arritëm të marrim armatim të rëndë dhe topa dhe aty brenda natës krijuam njësi të topave dhe vendosëm mbrojtjen te Shibeniku. Kështu e mbrojtëm Shibenikun, pastaj shkuam tutje nja 25 kilometra pas Vodicës në drejtim të Gaçelezit dhe kështu arritëm zhbllokimin e Shibenikun. Kjo ishte humbja e tij dhe si ushtar mendoj se ajo ka qenë fitorja më e madhe e ushtrisë kroate dhe e para fitore në luftën për atdhe, në luftën për Shibenikun».

Ademi tha se nuk e kishte takuar kurrë Mlladicin, «shyqyr zotit», sepse për të mendon më së keqi.

«E kemi shikuar njëri-tjetrin vetëm përmes nishanit dhe në çdo sulm kundër Shibenikut ai i ka thyer dhëmbët».

«Mund të them se ai nuk ka qenë kurrfarë ushtari. Ai s’ka treguar kurrë shkathtësi luftarake, ai ka treguar ‘trimëri’ ndaj civilëve të pafajshëm, duke vrarë civilë dhe njerëz të paarmatosur.

Sa i përket betejave përherë ka qenë humbës i madh, dhe personaliteti i tij vërehet në Shkabërnja – ku ka vrarë civilë – dhe në Srebrenicë. Ky është turpi i tij më i madh, ka kryer krim lufte ndaj civilëve, jo njëherë, por shumë herë».

Sipas Ademit, kudo ku Mlladic përballej me rezistencën e forcave kroate, tërhiqej shpejt.

Mos humbisni

Piu helm gjatë seancës në Hagë, ndërron jetë gjenerali kroat

I dënuar me 20 vite burgim për krime lufte në Bosnje, Sloobodan Praljak ka ndërruar …

Një koment

  1. JA KA NI EREN SHQIPTARIT,ADEMAT SHQIPTAR JANE TFILLUESIT-NISIMTARET E LIRISE NJEREZORE E KOMBETARE NGA ADEMI SHENJT,HAZRETI ADEMI, VIJE ADEM DEMACI, SIMBOLI I RREZISTENCES,E KRYEADEM JASHARI OSE ZERI I PUSHKES DAL SI PREJ LEGJENDE, QE SHPETOI KETE HAPESIRE SHQIPTARE NGA FANITJA QE I KERCNOHEJ PREJ LUBIES SLLAVE. GJENERAL ADEMI NE FJALE, ESHTE SHPETIMTARI I VISEVE KROATE ME POPULLESI TE EPRZIER ME SERBE, QE I SHPORRI BREND DITES NGA KARINA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.