E enjte , 29 Qershor 2017
Kreu / Sport / Gerd Haxhiu trajneri i ri i Korabit

Gerd Haxhiu trajneri i ri i Korabit

Gerd Haxhiu është trajneri më i ri i skuadrës së Korabit. Tekniku vlonjat do të marrë drejtimin e Korabit pas largimit të trajnerit Artan Mërgjyshi.

Haxhiu ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e skuadrës veriore, dhe do të nisë aventurën e tij të re ku do të ketë një synim të vështirë, mbijetesën e skuadrës nga rënia në një kategori më poshtë.

Në listë për të marrë drejtimin e Korabit ishin edhe Shpëtim Duro, Agim Canaj, etj, por tashmë do të jetë vlonjati që do të marrë ekipin e Peshkopisë.

Debutimi i Gerd Haxhiut do të jetë në sfidën kundër Skëndërbeut në transfertë. Momentalisht Korabi renditet në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me 5-pikë të grumbulluara.

 

Mos humbisni

Shqipëria hakmerret ndaj Izraelit, rimerr vendin e tretë

Shqipëria “hakmerret” ndaj Izraelit. Kuqezinjtë e Gianni De Basit fitojnë 0:3 sfidën direkte ndaj Izraelit …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.