Kreu / Kulturë / “Furtunë” në Top Channel, shkarkohet Sokol Balla, ja kush e zëvendëson

“Furtunë” në Top Channel, shkarkohet Sokol Balla, ja kush e zëvendëson

“Furtunë” në gjigantin mediatik Top Channel. Newsbomb.al, mëson se Top Channel ka shkarkuar nga detyra drejtorin e informacionit Sokol Balla.

Në vend të tij është emëruar Endri Xhafo, i larguar 2 muaj më parë nga ABC News për t’u bërë pjesë e Top Channel.

Xhafo do të mbajë detyrën e drejtorit të Informacionit deri në një urdhër të dytë, që do pasohet me një mbledhje bordi.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur mes Sokol Ballës dhe bordit drejtues,

Sakaq, nga “Top Story” Ballës nuk i është kërkuar të lëvizë por mbetet për t’u zbuluar vendimi që do marrë ish-drejtori tashmë për emisionin e tij.

Mos humbisni

Na preku, Merita Halili ka kaluar një periudhë të vështirë, fliste me gjeste dhe shkrim sepse…

Merita Halili, këngëtarja më e njohur e ekranit shqiptar dhe e dashur për publikun ka …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.