E premte , 24 Shkurt 2017
Kreu / Aktualitet / FOTOT/ Rama dhe Linda argëtojnë Zahon për festat e fundvitit

FOTOT/ Rama dhe Linda argëtojnë Zahon për festat e fundvitit

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda iu bashkuan mbrëmjen e djeshme atmosferës festive të kryeqytetit.

Së bashku me Zahon, familja Rama ka shpenzuar më shumë se një orë në sheshin “Nënë Tereza”, raporon “Panorama Plus”.

Sigurisht që personi më i kënaqur duket se ka qenë Zaho, i veshur në një stil të ngjashëm me atë të babait të tij, i cili ka provuar edhe disa nga lojërat argëtuese që ofrohen në zemër të Tiranës.

Edhe pse kjo është një periudhë shumë e ngarkuar me punë për Kryeministrin e vendit, duket se ai dhe Linda kanë gjetur kohë për të shijuar familjen e tyre, e sidomos Zahon.

E në fakt, për të gjithë, festat e fundvitit janë festa për të qenë me familjet, përfshirë edhe njerëzit që kanë marrë detyra të vështira, siç është drejtimi i shtetit.

ed1

ed3

edi2

edi3

Mos humbisni

Ekstradohet nga Anglia “i forti” i Burrelit i dënuar për 2 vrasje

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Mançester, ka bërë  ekstradimin nga Anglia të  shtetasit në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.