Kreu / Botë / Fotografia që po bën namin në internet, për dy arsye!

Fotografia që po bën namin në internet, për dy arsye!

Kjo foto e publikuar nga Katie Lacer, eshte shperndare gjeresisht dhe po ben namin ne internet, per dy arsye. Keqkuptimi qe te ben te mendosh fillimisht, dhe me pas mesazhi i forte qe ajo percjell.

Shkrimtarja Jill Krause nga Teksasi, publikoi në internet foton e një infermiereje që ndihmonte në tualet një grua, pak çaste pasi kishte sjellë në jetë një fëmijë.

Perbri fotos, Krause shkruante një mesazh prekes teksa vlerësonte punonjësit e spitalit, të cilët e ndihmuan atë që të sillte në jetë 4 fëmijë.

Fare pak kohë pasi postoi këtë imazh të shkrepur në maternitetin e Kentucky, imazhi i realizuar nga fotografja Katie Lacer u bë viral, duke bërë gra nga e gjithë SHBA të postonin foto dhe të tregonin historitë e tyre personale, se çfarë do të thotë të kesh një infermiere që të ndihmon kur lind fëmijë.

Vetë shkrimtarja Krause, ndër të tjera shkruajti: “Nuk do t’i harroj kurrë fytyrat e infermiereve që me ndoqën në tualet pasi linda çdo fëmijë. Në atë moment isha kaq e pambrojtur, e lodhur, e trembur, e tronditur. Ato më trajtuan me kaq mirësi dhe dinjitet”.

Mos humbisni

Vdes Dolores O’Riordan, këngëtarja e The Cranberries

Ka ndërruar jetë në moshën 46 vjecare solistja e grupit të njohur, The Cranberries. Dolores …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.