Kreu / Sport / [FOTO] Nëse ekipet e Premier League do të ishin luftëtarë të UFC

[FOTO] Nëse ekipet e Premier League do të ishin luftëtarë të UFC

Njëherë e një kohë tifozët e arteve marciale duhet të prisnin muaj të tërë për një ndeshje, ndërsa ditët e sotme ka pothuajse çdo fundjavë, megjithëse për ne evropianët do të thotë që duhet të qëndrojmë gjithë natën pa gjumë.

Anglezja Joe.co.uk ka bërë një listë që ka bashkuar futbollin dhe MMA duke treguar se si mund të krahasohen ekipet e Premier League me luftëtarët më të mirë të MMA.

Arsenal – Vitor Belfort

Si Arsenal, ashtu edhe Vitor Belford kanë qenë të frikshëm në vitet 1990’ dhe në fillim të 2000’ por kanë rënë ndjeshëm në vitet e fundit.

Bournemouth – Rose Namajunas

Të dy të dashur nga tifozët, si Bournemouth dhe Namajunas janë të pëlqyeshëm për neutralët. Të dy me statusin e surprizës, vetëm kur befasojnë tifozët me fitore dominuese ndaj favoritëve.

Brighton – Justin Gaethje

Këta të rinj gjithmonë luajnë 100%, me Brighton që lufton deri në fund dhe Gaethje që nuk e ka idenë se çfarë do të thotë një ndeshje e mërzitshme.

Burnley – Khabib Nurmagomedov

Burnley dhe Khabib kanë potencialin për të prodhuar një paraqitje mbresëlënëse, por mbi të gjitha, janë efecientë dhe preferojnë të lodhin kundërshtarin përpara se të godasin.

Chelsea  – Mauricio Rua

Të dy e dinë se çfarë duhet për t’u bërë kampion por paqëndrueshmëria i ka dënuar vitet e fundit. Ata do të jenë gjithmonë konkurrues për titullin dhe kanë mundësinë për të mundur këdo.

Crystal Palace – Uriah Hall

I aftë për të bërë gjëra magjike me shpejtësi marramendëse, Uriah Hall mund të jetë më shumë sesa duhet për kundërshtarët. Është sikur të shohësh Crystal Palace që çmonton mbrojtjen me lojtarët e shpejtë në krah si Townsend dhe Zaha.

Everton – Robbie Lawler

Sam Allerdyce ka rikthyer shpirtin luftarak te Everton që prej nëntorit të kaluar. Diçka që ka të përbashkët me legjendën Robbie Lawler, i cili asnjëherë nuk e ul ritmin dhe jep jetën për fitoren.

Huddersfield – Aiemann Zahabi

Të rinj që kanë shumë potencial dhe armë shtesë për të konkurruar në nivele të larta.

Leicester City – Michael Bisping

Askush nuk i dha një shans Bisping kur u fut në kafaz ndaj Luke Rockhold për titullin kampion të peshës së mesme por ai arriti ta fitonte me një nokaut përrallor. E ngjashme me sezonin e Leicester kur u shpall kampion.

Liverpool – Alistair Overeem

Kur del përpara, janë të tmerrshëm dhe të papërballueshëm por dyshime mbeten mbi mbrojtjen. Të Kuqtë nuk mund të ndalin pa pësuar gola, ndërsa nofulla e Overeem grushte.

Manchester City – Conor McGregor

Të dy kanë para pafund dhe aftësi. Dhe po ta vësh re, grushti i majtë i McGregor është njësoj si pasimet e përpikta të Kevin De Bruyne.

Manchester United – Demetrious Johnson

Nuk po themi që United është ekipi më i mirë i historisë tani, pasi nuk është, ndërsa nuk mund të mohohet se Johnson është kandidati kryesor për të qenë më i miri i historisë.

Newcastle  – Alexander Gustafsson

Të dy për pak sa nuk kanë fituar Premier League/titullin e peshës së ‘light’ heavyweight në UFC por janë mposhtur nga kundërshtarë legjendarë.

Tottenham Hotspur – Joseph Benavidez

Kaq pranë, por në të njëjtën kohë kaq larg. Spurs kanë qenë shumë pranë titullit të Premier League në shumë rate, por në fund nuk ia kanë dalë, ashtu si Benavidez.

Mos humbisni

Goditje e rëndë për Juven, humbet dy futbollistë

Fitorja në derbi për Juven kishte një kosto të lartë dhe Higuain dhe Bernarderschi të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.