Dramë prej papunësisë! Një vajzë e re vetëm 19 vjeçe i dha fund jetës në tualetin e shtëpisë së saj.
Ngjarja tragjike u shënua në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në Balsorano të L’Aquila, Itali.
Viktima është Oana Maria Cioponea me origjinë nga Rumania e cila jetonte në Itali, dhe që pak kohë më parë nuk i kishin rinovuar kontratën e punës, si shitëse në një dyqan.
Familjarët pretendojnë se mbetja pa punë kishte shkaktuar shenja të mëdha mërzie, çka mendohet se mund ta ketë shtyrë drejt fundit fatal.
Prindërit e së resë kishin dalë për në punë, por u shqetësuan pasi e reja nuk u përgjigjej telefonatave të së ëmës, shkruan noa.al.
Ajo mendoi se Oana mund të ndihej keq duke u kthyer nxitimthi në shtëpi, por askush nuk i hapte derën. Kështu që ajo e hapi derën me çelës, ku pas kontrollit në shtëpi e gjeti të bijën të varur në tualet.
Diskutime rreth kësaj post