E shtunë , 19 Gusht 2017
Kreu / Aktualitet / Formula e zëvendësimit të orëve të humbura të mësimit

Formula e zëvendësimit të orëve të humbura të mësimit

Nga 1 marsi i këtij viti, në shkollat 9-vjeçare do të shtohet ora e gjashtë dhe për arsimin e mesëm do të ketë më shumë se një orë(plus) për tu zëvendësuar orët e mësimit të humbura për shkak të mbylljes së shkollave.

Plani konkret i Ministrisë së Arsimit për të zëvendësuar orët e mësimit të humbura për shkak të ngricave, do të fillojë nga 1 marsi i këtij viti

Sipas kalendarit që secila shkollë do të përgatisë një kalendar/grafik për zëvendësimin e orëve të mësimit, ku mësimi do të shtrihen në të gjithë vitin shkollor në mënyrë që të mos ketë problematika dhe që të bëhet analiza e plotë dhe e realizuar sipas cikleve dhe për sistemin bazë dhe atë parauniversitar. Kështu, në varësi të grafikut do të vijohet në secilën ditë, ku për shkollat e mesme mund të rastisë edhe ditë e shtunë,për shkak të ngarkesës mësimore që kanë.

Gripi dhe temperaturat e ulëta kanë qënë arsyet pse deri tani është shtyrë dy herë procesi mësimor.  Instituti i Shëndetit publik raporton për një fluks në rritje të personave të prekur nga virusi i gripit AH3N2. Javën e fundit përfshirë dhe ditët e para të viti 2017 përllogariten rreth 19 mijë të prekur, por sërish e konsiderojnë një situatë normale gripi.

Në poliklinikat e Tiranës numri i vizitave mjekësore të vegjël dhe rritur arin rreth 100 në ditë. Madje është rritur dhe interesi i pacientëve për të bërë vaksinën antigrip, e cila këtë vit ofrohet falas në qendrat shëndetësore.

Mos humbisni

Pas flakëve dhe të nxehtit, Shqipëria do të përballet me një tjetër rrezik

Pas zjarreve Shqipëria mund të përballet me një tjetër forcë të natyrës, të kundërtën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.