Gjykata Administrative e Apelit po përballet me një ngarkesë tejet të lartë të çështjeve për të cilat duhet të shprehet. Aktualisht numri i çështjeve në gjykatën e vetme të Apelit llogaritet në 12,138, për të cilat duhet të shprehen 14 gjyqtarë. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë një gjyqtari i takon të shqyrtojë rreth 867 çështje në vit. Për Ministrinë e Drejtësisë, në analizën e saj kjo konsiderohet si një ngërç i madh dhe që po pengon punën e asaj gjykate që u ngrit për të gjykuar ë një kohë sa më të shpejtë. Sipas të dhënave të ministrisë, pjesa më e madhe e çështjeve ka të bëjë me konfliktet për marrëdhëniet e punës dhe për detyrimet financiare gjithashtu. Pak kohë më parë Ministria e Drejtësisë kërkoi që shteti të tërhiqej nga mosmarrëveshjet e pensioneve, kur padia është ngritur nga ana e tyre. Këshilli Administrativ i Sigurimeve Shoqërore ka diskutuar këtë çështje dhe pritet zbardhja e procedurave. Zgjidhja e këtij problemi do ta çlironte Gjykatës Administrative nga mbingarkesa, duke lejuar që ajo të kryejë funksionin për të cilin u krijua.
Aktualisht numri i çështjeve ne gjykim në Gjykatën Administrative të Apelit llogaritet në rreth 8,300, ndërsa juridiks
Përleshja fizike dhe akuzat për dhunë, gjykata vendos për Elia Zaharinë dhe Princ Lekën
Gjykata Civile e Tiranës ka vendosur pajisur me urdhër mbrojtje për 6 muaj Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, pas dhunës...
Diskutime rreth kësaj post