Kreu / Rajon / Flet mjeku që tentoi t’i shpëtoi jetën Ivanoviçit

Flet mjeku që tentoi t’i shpëtoi jetën Ivanoviçit

Drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës, Millan Ivanoviç, është deklaruar lidhur me vdekjen e Liderit të Iniciativës Qytetare serbe, ‘Liri, demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviç.

Sipas tij ndërhyrja për të shpëtuar atë ka zgjatë nga ora 08:30 deri në ora 09:15.

Siç tha ai, u ndërmorën të gjitha masat e nevojshme të shpëtimit, por nuk u arrit të shpëtohej dhe vdekja u konfirmua në ora 09:15, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu shtoi se Ivanoviç kishte lëndime të marra në afërsi të gjoksit, kishte pesë plagë nga një armë zjarri saktësisht në pjesën e sipërme të gjoksit.

Sipas tij ishte pikërisht dobësimi i zemrës, problemi kardiak që nuk e la atë t’i rezistojë plagëve të marra.

Ivanoviq u gjet i vrarë para zyrës së tij në Mitrovicë për të cilën vrasje avokati i tij, Nebojsha Vlajiq tha se ishte një frikë e tmerrshme në momentin kur morën vesh për vdekjen.

Mos humbisni

Sulmohet ambasadori amerikan në Serbi

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott është sulmuar teksa ishte duke mbajtur një ligjëratë në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Twitter Auto Publish Powered By : XYZScripts.com