Seanca e kësaj të enjte është tensionuar, pasi kryeministri Edi Rama ka përmendur faktin se me vettingu-n do të hapen dosjet e korrupsionit.
Sapo Rama ka përmendur hapjen e dosjeve, ushtari personal i Berishës në Kuvend, Flamur Noka, është ngritur në këmbë dhe ka shpërthyer ndaj Ramës.
Ai është afruar tek foltorja, me justifikimin se Rama shau Saliun.
Rama iu drejtua Berishës që ta përmbante Nokën.
“Kush është ky mo, nga e keni gjetur?
Nga ç’pyll ka dalë ky mo?
Sali, nga cili pyll e ke nxjerrë këtë”, tha Rama, ndërkohë që Noka nuk përmbahej.
Ish-ministri i Brendshëm në kohën e Berishës iu përgjigj kryeministrit flakë për flakë çka solli edhe përjashtimin e tij nga punimet e Kuvendit.
“Nga pylli i satëme”, iu përgjigj Ramës ai.
Noka më pas është përjashtuar nga seanca, pasi u paralajmërua pesë herë nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, që të ulej në vend.
Diskutime rreth kësaj post