Kreu / Sport / Fino vjen me super premtime: Do ndërtoj 5 stadiume si “Arena Kombëtare”

Fino vjen me super premtime: Do ndërtoj 5 stadiume si “Arena Kombëtare”

Bashkim Fino ka zyrtarizuar kandidaturën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndërsa e ka bërë këtë të ditur ai ka treguar edhe emrat e klubeve që e kanë propozuar.

Fino, i ftuar në ‘rubriken sportive’ në ‘rtsh’, tha se në platformën e tij ai parashikon që bashkitë të kenë rol të dytë dhe të shesin aksionet e tyre pasi rruga më e mirë është është që klubet ti kalonë privatit.

Fino ka bërë dhe dy premtime mjaft të rëndësishme nëse ai vjen në krye të federatës. Është e pakuptimtë që dikush të qëndrojë në krye për 4 mandate, nëse dikush ka diçka për ta dhënë 8 vite janë të mjaftueshme. Unë do të propozoj që një president të mos qëndrojë më shumë se dy mandate.

Premtimi tjetër është që unë do të ndërtoj 5 stadiume të tjera në nivel me ‘Arenën Kombëtare’.”

Fino u shpreh ktitik edhe për deklaratën e Ansi Agollit dhe Andi Lilës të cilët shprehën mbështetje mër Armando Dukën. Fino tha se sjellja e tyre është jokorrekte dhe se po keqpërdoren.

“Çfarë do thonë nëse fitoj? Do thonë që Fino është i mirë, nuk e dua këtë unë”, tha Fino.

Mos humbisni

9 dështakët e futbollit në Itali, mes tyre një shqiptar. Zbulojeni /Foto

Në futboll ndodh shpesh që një futbollist të pritet me entuziazëm te një klub i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.