Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku tre anëtarë të familjes Preka kanë gjetur vdekjen, të tjera detaje kanë dalë në dritë.
Një tragjedi që ka tronditur jo vetëm Shkodrën, por mbarë opinion publik. Kryefamiljari Edmond Preka humbi jetën bashkë me dy fëmijët e tij, si pasojë e përplasjes së makinës në të cilën udhëtonin me një Fuoristradë. Ndërkohë që gruaja Evisa Preka u plagos rëndë dhe vajza e saj 10-vjeçare ndodhet në koma. Mjekët bënë të ditur se e mitura mbahet në jetë nga aperaturat.
Një prej dëshmitarëve ka treguar tmerrin që ka parë mbrëmjen e djeshme në aksin Shkodër-Velipojë.
“Dje pamë tmerr me sy. S’më kishte ndodhur kurrë që të shihja aksident aq të rëndë”.
Gazetari Senad Nikshiqi ka sjellë rrëfimin e një dëshmitari, i cili ka pohuar për Gazeta Shqiptare se ka përjetuar skena tmerri, pasi përplasja e dy mjeteve rezultoi fatal për njërën nga familjet. Ai u shpreh se fëmijët kërkonin të tmerruar nënën e tyre, ndërsa ajo bërtiste me të madhe; ku e kam djalin?
“Llahtari. Dje u tmerruam, pamë pamje të tmerrshme. Fëmijët kërkonin vetëm nënën. Nena thërriste; ‘ku e kam djalin?’. I kemi dhënë ndihmë. Kemi marrë batanije dhe kemi mbuluar viktimat dhe të plagosurit. Më pas kemi ndihmuar që ata të futen në ambulancë dhe më pas në spital. Jam shofer, dhe kurrë skam parë ngjarje kaq të tmerrshme”, ka pohuar dëshmitari.
Diskutime rreth kësaj post