E shtunë , 3 Dhjetor 2016
Kreu / Rozë / Erion Veliaj do të bëhet baba, premton se këtë vit do ta zgjerojë familjen
erion-veliaj-ajola-xoxa

Erion Veliaj do të bëhet baba, premton se këtë vit do ta zgjerojë familjen

Erion Veliaj do të bëhet baba, premton se këtë vit do ta zgjerojë familjen

Moderatorja e emisionit Vila 24 në News 24, Andronik Kolka ka intervistuar në prag të festave të fundvitit kryebashkiakun Erion Veliaj, duke na njohur nga afër me zyrën e tij, punën e përditshme por edhe dëshirat e tij për veten e qytetin 2016-­ta për Veliajn pritet të jetë një vit i frytshëm në aspektin personal, ku mes humorit ai pranon se do të zgjerojë familjen. “Tani që do rikuperojmë edhe çeqet për bebet, besoj që edhe unë do jap një kontribut personal”.

Ndërsa për qytetarët e Tiranës Veliaj këshillon të jenë më të njerëzishëm në vitin 2016­të. “Kam një dëshirë që lidhet me punën. Unë e jetoj këtë punë si dikush jeton një dashuri me shikim të parë, shumë gjëra i lidh me punën. Por nëse qyteti në vitin 2016 do ishte më i njerëzishëm unë besoj se asfalti mund të kompensohet, pusetat mund të kompensohen, dritat mund të ndërrohen, ndërsa njerzillëk u është diçka që nuk blihet me para dhe që nuk e investon vetëm dot bashkia. Kërkon një konsensus publik”, tha ai.

Veliaj pranoi se është një tip që i pëlqen shumë të bëjë dhurata, ndërsa nga ana tjetër na njeh më një mangësi të tijën. “Jam dështak në kërcim. Besoj se njerëzit duhet të thonë të vërtetën dhe e vërteta është që unë jam një dështak në vallëzim. Ajola kërcen shumë bukur, kam përshtypjen që kur perëndia i ndau talentet i shkau dora dhe këtë të vallëzimit e derdhi të gjithin tek Ajola”. Por kush janë pengjet e tij për vitin që lamë pas? “Për bashkinë nuk kam pengje Po ti kthehesha ditës së betimit do kisha bërë ekzaktësisht atë qe kam bërë.

Përveshëm mëngët dhe nisëm nga puna. Për Tiranën kemi marrë vendimet e drejta. Duhet të kisha kaluar me shumë kohë me familjen, kështu që rezoluta imi për 2016 është të jem më eficent në detyrë që të mos sakrifikoj familjen”.

Mos humbisni

enca2

FOTOT/ Ja me kë e kaloi natën Enca në Munich

Këngëtarja Enca Haxhia dje postoi nëpër rrjete sociale shumë fotografi gjatë natës së mbrëmshme ku …

Një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.