E hënë , 21 Gusht 2017
Kreu / Botë / Ekzekutohet Shefi i Shtabit të ushtrisë koreano-veriore

Ekzekutohet Shefi i Shtabit të ushtrisë koreano-veriore

Shefi i shtabit të ushtrisë koreano-veriore është ekzekutuar në fillim të muajit, bëri sot të ditur lajmin media koreano-jugore, ndërsa regjimi i Kim Jong-Un po ndërmerr një sërë spastrimesh dhe ekzekutimesh të zyrtarëve të lartë.

”Ri Yong-Gil, Shefi i shtabit të ushtrisë popullore të Koresë u ekzekutua në fillim të muajit me akuzën për formimin e një fraksioni politik dhe për korrupsion”, njoftoi agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap, duke cituar një burim të afërt me Korenë e Veriut.

Këto informacione vijnë në një klimë me tensione të larta midis dy Koreve, pas testit të fundit bërthamor të Phenianit.

Ri është shfaqur shpesh në shoqërinë e liderit koreano-verior, kryesisht gjatë tureve të inspektimit.

Por, emri i tij nuk figuronte në raportet e fundit të medias zyrtare koreano-veriore në lidhje me një takim të rëndësishëm të partisë si dhe festimeve për lëshimin me sukses të raketës disa ditë më parë.

Mos humbisni

Tmerr në Sierra Leone, mbi 300 të vdekur nga përmbytjet

Të paktën  312 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2 000 kanë mbetur të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.