Vritet me 3 plumba në mes të Filadelfias një 21 vjeçar shqiptar i quajtur Merols Mukaj.
Mediat raportojne se i riu ishte duke debatuar ashpër me të dashurën në afërsi të Universitetit Drexel kur një person i identifikuar si Joseph Howanski ndërhyri duke e qëlluar te riun me tre plumba.
Policia e Filadelfias ka arrestuar 24-vjeçarin, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes pasi policia thotë se ai u përpoq të ndërhynte kur pa një çift studentësh duke u zënë.
Ngjarja ndodhi të martën vonë. E dashura e Mukaj është një studente 22 vjeçare në Drexel. Autori i dyshuar, Howanski është gjithashtu i diplomuar i Drexel por ai nuk i njihte as shqiptarin as te dashuren e tij, sipas 6ABC.com.
Diskutime rreth kësaj post