E mërkurë , 22 Shkurt 2017
Kreu / Aktualitet / Ekzekutim në aksin Lushnje-Fier, 1 i vdekur e 2 të plagosur

Ekzekutim në aksin Lushnje-Fier, 1 i vdekur e 2 të plagosur

Ekzekutim në aksin Lushnje-Fier, 1 i vdekur e 2 të plagosur

Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të premteje në autostradën Lushnje-Fier.

Këtë ekzekutim në aksin Lushnje-Fier e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave trupi i viktimës është gjetur në bordin e një makine në vendin e quajtur Mulliri i Artë.

Nga burimet mësohet se dy persona që udhëtonin në të njëjtën makinë me viktimën kanë mbetur të plagosur nga të shtënat.

Agjentët e antikrimit në Drejtorinë e Policisë së Fierit ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes, prej nga mësohet se automjeti ku ndodheshin është gjetur në flakë. Gjithashtu, shtojnë burimet, aty pranë është gjetur një armë zjarri e tipit Kallashnikov dhe disa gëzhoja pistolete. Ndërkohë, rreth 1 kilometër më tej është gjetur edhe një automjet tjetër i përfshirë nga flakët, që dyshohet të jetë i autorëve të atentatit të armatosur.

/ Top Channel 1)Top Channel

   [ + ]

1. Top Channel

Mos humbisni

Masakra në Vlorë, familjarët e viktimave i shkruajnë Nishani

Familjarët e 2 prej 3 viktimave të ngjarjes së Prillit të vitit 2015 në lagjen …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.