Kreu / Dosje / EKSKLUZIVE / Zbulohet piktura që vetë Rama bëri në Lushnje dhe që e frymëzoi për ‘shallvaret’

EKSKLUZIVE / Zbulohet piktura që vetë Rama bëri në Lushnje dhe që e frymëzoi për ‘shallvaret’

Në vitet ‘80 arti po përpëlitej që të dilte nga një rrymë që kishte mbizotëruar për dyzetë vjet, Realizmi Socialist. Artistë të rinj me ide të reja mbi formën dhe përmbajtjen e artit pamor po përpiqeshin të sillnin koncepte të guximshme.

Tentativa vinte nga artistë të shumtë, por ajo çka tronditi artin e asaj kohe do të ishte një vepër murale nga dy autorë dhe e realizuar në një qytet provincial të vogël në zemër të Myzeqesë, Lushnjë.

Veprës i janë dashur tre vjet të realizohet, shkruan Lajme.al – Në vitet e fundit të 10-vjeçarit, pra rreth 1987-‘90 në Lushnje do të realizohej një muze, në të cilin ishin parashikuar edhe vepra murale me tema të ndryshme.

E pra, një vepër të tillë do ta realizonin dy artistë të rinj në moshë, por vizionarë në mendime. Impakti i tyre me qytetin e vogël ishte mbresëlënës: dy djem të gjatë (njëri dhe më shumë), simpatikë, që bënin tendencë që nga mënyra sesi visheshin, por edhe të shoqërueshëm me ne artistët e tjerë. Lajme.al shkruan se qyteti befasohet, ambientet artistike gjallërohen; krijohet një grup artistësh rreth tyre me piktorë, poetë e muzikantë.

Dukej tashmë një lëvizje e re e importuar në këtë qytet nga këta dy artistë që vinin nga Tirana. Këta ishin Edi Rama dhe Lad Myrtezai.

Pak ditë më parë, kryeministri i sotëm, tha se pikërisht kjo pikturë dhe fshatarët e myzeqesë e kanë frymëzuar për ato që ai vesh sot. Bëhet fjalë për pantallonat e “çdutishme” dhe që media i ka cilësuar si shallvare.

Por ja çfarë tha Edi Rama pak ditë më parë:

“Ato nuk janë shallvare.

Shkova në Lushnjë në 87-ën sepse më duhej të merresha me një punë te muzeu i qytetit. Dhe shkonim shpesh në ato zonat bujqësore.

Dhe kur kam parë për herë të parë kostumet e myzeqarëve jam mahnitur. Kur kam parë për herë të parë një palë pantallona të tilla nuk dija çfarë të bëja sepse nuk kisha ku ti bëja. Bëra një pikturë për këto.

Ju merreni me veshjen time. Duhet të dini një gjë. Ky jam unë. Nuk i bëj gjërat rastësisht”. /Lajme.al

Edi Rama dhe Lad Myrtezai gjatë punës dhe muralja e muzeut të Lushnjes

Mos humbisni

Sokol Hoxha: Ja amaneti që më la babai im, Enveri

Sokol Hoxha, djali i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha zbulon në një intervistë amanetin e fundit që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.