Kreu / Dosje / “E vërteta e ngacmimit seksual”, deklarata tronditëse e mjekut personal të Enverit

“E vërteta e ngacmimit seksual”, deklarata tronditëse e mjekut personal të Enverit

Pas deklaratës që bëri djali i Enverit, Sokol Hoxha se mjeku personal i Enverit, Hektor Peçi, i cili u largua pas ngritjes së një intrige për t’u zëvendësuar nga mjeku Isuf Kalo, se e Teuta e fejuara e Ilirit e akuzoi se e kishte ngacmuar, ka reaguar vetë mjeku.

Teksa tregoi të vërtetën e ngacmimit seksual, duke e mohuar prerë dhe duke thënë se Teuta ishte gjimnaziste aso kohe, mjeku Peçi pergjigjet edhe për të tjera pikëpyetje.

Pyetur nga “Panorama” se si ka mundësi që ndërsa Sokoli e shpreh dukshëm respektin ndaj tij, vëllai i tij, Iliri, nuk shprehet, Peçi jep këtë përgjigje:

“Ndoshta ekziston ndonjë arsye tek Iliri, përderisa ai nuk shprehet. Ai duhet të shprehet dhe jo unë, gruaja e tij duhet të shprehet dhe jo unë”- thote ai.

Sipas tij, raportet mes tij dhe tyre kanë qenë korrekte dhe asnjëherë nuk kanë pasur jo sherr, por as debat.

“Jo, jo. Absolutisht. Atëherë, ju nuk keni dëgjuar se ndaj jush ka pasur një intrigë të tillë..? Jo, jo tani e lexova nga gazeta juaj” thote mjeku.

Çfarë tha Sokoli

“Deri në vitin ’72 ka qenë Hektor Peçi. Formulohet një intrigë e ulët nga mbesa e Ramiz Alisë, e fejuara e vëllait tim, që pretendoi të ishte ngacmuar si femër prej doktorit. Synimi ishte të largohej Hektori dhe të sillej Isuf Kalo nga Hysni Kapo”, është shprehur Sokol Hoxha.

Reagimi i mjekut për ngacmimin

Profesor Peçi shprehet se Teuta Hoxhën nuk e ka takuar asnjëherë, ndërsa ajo ka qenë gjimnaziste kur ai ishte mjek i Enver Hoxhës.

Ai shprehet i habitur me këtë intrigë, për të cilën thotë se e ka mësuar vetëm kur ka lexuar në gazetën “Panorama” intervistën e Sokol Hoxhës. “Të tjerat i dinë vetë ata, unë nuk mund të hyj në problemet e brendshme të familjes së tyre. Por unë vetë nuk pata ndonjë masë qortuese, as kritikë të lehtë apo të rëndë, apo ndonjë pasojë. Nuk mund të çohet nëpër mend që të ketë pasur një dyshim apo akuzë të tillë ndaj meje dhe unë të vazhdoja punën si mjek i pacenuar. Nuk mund ta çosh dot nëpër mend”, shprehet profesor Peçi.

Mos humbisni

VIDEO / Kur Janullatos u zgjodh Kryepeshkop, salla brohoriste: Fan Noli! Fan Noli!

Ishte 2 gushti i vitit 1992. Në Tiranë do të shënohej një ngjarje e rrallë. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.