E shtunë , 3 Dhjetor 2016
Kreu / Rozë / E tallnin se ishte trashaluqe, gabuan!

E tallnin se ishte trashaluqe, gabuan!

Është vështirë të përballosh ofendime të tilla, posaçërisht kur puna juaj varet nga pamja juaj. Pa marrë parasysh se sa vetëbesim keni, është vështirë të jeni e qetë nëse të tjerët të ofendojnë

Nëse e shikoni manekinen Blanca Padilla, me siguri se gjëja e fundit që do ta mendonit, është se ajo është me mbipeshë. Mirëpo, kjo bukuroshe thotë se shumë herë koleget e saj e kanë akuzuar se ka kilogramë të tepërt dhe se nuk do të duhej të merrej me këtë punë, e në mesin e kritikuesve, ishte edhe modelja e famshme Gigi Hadid, transmeton zeri.

Image

“Është vështirë të përballosh ofendime të tilla, posaçërisht kur puna juaj varet nga pamja juaj. Pa marrë  parasysh se sa vetëbesim keni, është vështirë të jeni e qetë nëse të tjerët të ofendojnë. Shumica mendojnë se modelimi është punë ëndrrash, por nuk është krejt ashtu”, ka deklaruar Padilla.

Edhe pse thotë se njëra nga gjërat më të rëndësishme në jetë që njeriu duhet ta mësojë është ta pranojë vetveten ashtu si është, ajo thotë se kjo nuk është aspak e lehtë dhe duhet bërë shumë punë në vete për të ndërtuar vetëbesimin. “Shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë punë, sikurse as vajzat të cilat çdo ditë luftojnë brenda industrisë së modës. Është larg jetës luksoze”, ka deklaruar bukuroshja atraktive.

Padilla pa ngurrim tregon se shumë kolege, agjent mode dhe drejtorë, e kanë kritikuar se është ‘tepër e trashë për këtë punë”. Ajo thotë se modelja Gigi Hadid i është afruar një herë dhe i kishte thënë se me këto forma të trupit që kam, nuk kam gjasa që të gjej punë si modele. Por ajo dëshmoi se të gjithë kritikët e kishin gabim. /Zëri/

Mos humbisni

enca2

FOTOT/ Ja me kë e kaloi natën Enca në Munich

Këngëtarja Enca Haxhia dje postoi nëpër rrjete sociale shumë fotografi gjatë natës së mbrëmshme ku …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.