Kreu / Aktualitet / E përplas për vdekje dhe e le në rrugë, në kërkim vrasësi me makinë

E përplas për vdekje dhe e le në rrugë, në kërkim vrasësi me makinë

Një kalimtar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23:30, në segmentin rrugor Shkozet-Plepa, në mbikalimin e Shkozetit.

Ai është një përplasur nga një automjet dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i makinës është larguar nga vendngjarja.

Viktima, ende i paidentifikuar, sipas policisë është një burrë rreth 55 vjeç dhe rreth 1.70 cm i gjatë.

“Flokët i ka të prera shkurt dhe të thinjura. Ka të veshur një xhup ngjyrë të zezë, poshtë xhupit një pulovër ngjyrë blu dhe një këmishë ngjyrë blu me vija të zeza, pantallona ngjyrë të zezë dhe një palë atlete ngjyrë të zezë me taban ngjyrë të bardhë”, thotë policia në një njoftim për mediat.

Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës, si dhe gjetjen e autorit të kësaj ngjarjeje.

Mos humbisni

U kap me drogë, arrestohet këngëtari shqiptar /Foto

Mediat italiane kanë njoftuar arrestimin e këngëtarit “Krijl Flxy” para koncertit të tij, akuzuar për …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.