E hënë , 21 Gusht 2017
Kreu / Kuriozitete / A e dini se pse varri i Jezu Krishtit ruhet nga dy familje myslimane?

A e dini se pse varri i Jezu Krishtit ruhet nga dy familje myslimane?

Vendi më i shenjë i krishtërimit, kisha “Sepulchre” e cila ndodhet në qytetin e vjetër të Jerusalemit, ku mendohet se kishte qëndruar trupi i Jezu Krishtit, ruhet nga dy familje myslimane.

Mund të duket pasa e çuditshme, pasi sot në këtë vend mbizotëron devotshmëria, mirëpo historia e njeh si të larë me gjak, për shkak të mosmarrëveshjeve mes klerikëve.

Një marrëveshje unike e cila daton që nga shekulli i 12-të, thuhet se mbikëqyrja e kishës iu besua dy familjeve myslimane.

Familja Joudeh e mban çelësin e kishës ndërsa familja Nuseibeh hap dyert e kishës çdo mëngjes dhe i mbyll çdo mbrëmje.

Në një interviste për “CNN”, Adeeb Joudeh, i cili aktualisht mban çelësin e kishës, konsideron rolin e familjes së tij metaforë për tolerancë fetare.

“Për mua, burimi i bashkëjetesës për fenë Islame dhe atë të Krishterë, është Kisha e Shenjtë “Sepulchre” ka thënë Joudeh.

Ndërsa, Wajeeh Nuseibeh, në vitin 2005 ka treguar rolin paqeruajtës të këtyre dy familjeve.

“Si të gjithë vëllezërit, ata kanë problem ndonjëherë, duke iu referuar sekteve të krishtera rivale. Ne i ndihmojmë të zgjidhin mosmarrëveshjet. Ne jemi personat neutral në kishë. Ne jemi Kombet e Bashkuara. Ne ndihmojmë të ruhet paqja në këtë vend të shenjtë” ka thënë Nuseibeh.

Një javë më parë, për herë të parë ndër shekuj, disa studiues kanë larguar një pllakë të mermertë të ndërtesës rrumbullake, të njohur si Edicule, e cila gjendet në qendër të kompleksit.

Mos humbisni

Statistikat: Femrat zvicerane “çmenden” pas shqiptarëve

Statistikat tregojnë se 2 nga 5 zviceranë kanë partnerë të huaj. Martesat mes personave me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.