Elvana Gjata është shndërruar në kryefjalën e mediave rozë për rikthimin e saj të bujshëm në Shqipëri me një koncert recital që do të mbahet pikërisht ditën e sotme, që përkon dhe me ditëlindjen e saj të 31-të.
Siç ka mësuar “Xing.al”, koncerti i Gjatës do të jetë tepër privat dhe do të ketë vetëm 100 të ftuar, të cilët do të kenë mundësi të dëgjojnë dhe disa prej këngëve më të reja të artistes, e cila ia ka besuar ato bashkëpunëtorit të saj më të ri, kantautorit Pirro Çako.
Koncerti i shumëpërfolur do të mbahet në ambientet e hotel “Mak Albania” (ish-Sheraton) mbrëmjen e sotme, ndërkohë që të gjithë janë në pritje të surprizave të reja nga artistja e suksesshme.
Diskutime rreth kësaj post