Kreu / Aktualitet / Dy ushtarë shqiptarë, tani pjestarë të ISIS?

Dy ushtarë shqiptarë, tani pjestarë të ISIS?

Dy ish­-komando të Ushtrisë shqiptare rezulton se janë rekrutuar për të luftuar në Siri. I akuzuar për kryerjen e këtyre veprimeve është Almir Daci, ish­imami i Leshnicës në Pogradec, një besimtar shqiptar i shpallur në kërkim për terrorizëm.

Disa ditë pasi Prokuroria dorëzoi në Gjykatë dosjen penale ndaj Almir Dacit me akuzat e “rekrutimit të personave për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, në bashkëpunim, “nxitje të urrejtjes ose e grindjeve” dhe “pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj’, është bërë me dije se Almir Daci ka pasur rol kyç në rekrutimet e shtetasve shqiptarë që shkuan në Siri.

Almir Daci ka qenë imam i Xhamisë Leshnicë, në Pogradec. Duke qenë imam, ai kishte mundësinë e kontaktimit me persona në mënyrë të përditshme për shkak të frekuentimit fetar. Familjarët e të humburit Erjon Alinj (ishkomando) kanë deklaruar se djali i tyre ishte indoktrinuar dhe dërguar në Siri nga imami i fshatit të tyre, Almir Daci.

Ai vetë është larguar për në Siri, ku rezulton të jetë aktualisht, duke u bërë kështu pjesë e formacioneve luftarake në një shtet të huaj.

ISH-­KOMANDOJA

Në deklarimin e tij, vëllai i ish­komandos Erjon Alinji (ish-efektiv ushtrie në Zall­Herr) ka thënë se ai më datë 04.02.2013 ka shkuar në Tiranë ku ka qëndruar për dy ditë në Xhaminë e Unazës së Re. Më pas është nisur jashtë shtetit dhe i ka telefonuar në celular Edit, duke i thënë se do të shkonte në Gjermani.

Më pas ka telefonuar me numër anonim dhe ka thënë: “Jam në Gjermani, në kufi me Arabinë”. Më pas Erjon Alinji ka telefonuar një shoqen e tij në Pogradec nga një numër turk dhe i kishte thënë se ishte mirë. Në momentin kur Erjoni është nisur për jashtë shtetit, ai nuk ka pasur lekë me vete. I vëllai është i bindur se Erjoni ndodhet në Siri. Ai kishte rreth tre vjet që kishte hyrë në fenë islame.

USHTARAKU TJETËR

Në dosjen e Prokurorisë ndaj Almir Dacit, flitet edhe për një ishkomando tjetër me emër Leonard Perleka, që ka shkuar në Siri. Pikëpamjet ideologjike e ekstremiste të grupit ku bënte pjesë Almir Daci dalin nga propaganda që ata kanë bërë.

Nga videot e fotot, si dhe deklaratat që ata kanë publikuar në internet, Prokuroria ka gjetur prova për akuzën e saj. Konkretisht është bërë këqyrje e faqeve të internetit (datë 07.01.2014) në lidhje me vrasjen e shtetasit Ebu Amar në Siri. Në internet është marrë dhe fotoja e tij i vrarë, si dhe është identifikuar nga një komentues si shtetasi me emrin Diamant nga Shqipëria.

Gjatë këtyre këqyrjeve është fiksuar shtetasi kosovar Lavdërim Muhaxheri, i cili jep deklarata në media si pjesë e grupeve terroriste në Siri. Po ashtu, nga Prokuroria janë fiksuar dhe momente të tjera lidhur me shtetasit e vrarë në Siri; Bledar Hamza nga Pogradeci, u vra më 27 janar në Siri, emri i tij i ndryshuar ishte Ebu Samed. Më herët, më 08 janar, një tjetër shqiptar humbi jetën në Siri. Ai është Diamant Rasha, banues në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, i cili kishte afërsisht një vit që kishte shkuar në Siri.

Nga këqyrjet është konstatuar dhe një shqiptar pas kuintave, i prezantuar si Hysen, i cili sqaron se ka qenë në luftë në Siri bashkë me tre persona të tjerë shqiptarë, shokë të tij. Ky person është identifikuar si Leonard Perleka (ish-­komando i Ushtrisë)./Panorama

Mos humbisni

Makina fluturon në ajër… Ja si ndodhi aksidenti me dy të vdekur /Pamjet e frikshme

Kjo eshte video e aksidentit ku humbi jetën 23-vjeçarja Elena Abdillari dhe 60-vjeçari Bujar Agalliu. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Twitter Auto Publish Powered By : XYZScripts.com