Kreu / Aktualitet / Drogë nga Lushnja drejt Malit të Zi, kapet në kufi 25-vjeçari

Drogë nga Lushnja drejt Malit të Zi, kapet në kufi 25-vjeçari

Policia kufitare në Shkodër ka goditur një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike nga shërbimet e Policisë Kufitare në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative me datë 10.09.2017 u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestua në flagrancë shtetasi: Ilikri Mile , 25 vjeç , banues në fshatin Krutje, Lushnje.

Arrestimi i tij u bë pasi nga patrulla e  kufirit të SPKM Shkodër në vendin e quajtur Shtuf, Njësia Administrative Ana e Malit, Shkodër, është konstatuar duke lëvizur në rrugën e fshatit Shtuf në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ku është bërë  ndalimi dhe kapja e shtetasit Ilikri Mile, ku pas kontrollit të bërë në çantën që posedonte u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pako e mbeshtjellë me letër natriban, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar “Cannabis Sativa “ e cila pas peshimit rezultoi rreth 1 kg.

Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a 22 i Kodit Penal.

Mos humbisni

Largohen shirat, por tani vjen …

Kthjellime e vranësira të shpeshta dominojnë motin thuajse në gjithë vendin, përjashtuar zonat Verilindore ku …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.