Kreu / Aktualitet / Dogji 300 rrënjë ullinjsh, arrestohet 63-vjeçarit nga Vlora

Dogji 300 rrënjë ullinjsh, arrestohet 63-vjeçarit nga Vlora

Zjarret në Shqipëri duket se kanë shkaktuar shumë probleme, duke shkaktuar qindra hektarë pyje të djegura.

Por, policia ka nisur të marrë masa për autorët që u vënë zjarrin pyjeve, duke arrestuar një 63-vjeçar, pasi dyshohet për zjarrin në Selenicë !

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mavrovë të Njësisë Administrative Kotë, në vendin e quajtur “Blodua” ku është djegur një sipërfaqe toke prej 150 hektarësh pyll-shkurre dhe një sipërfaqe tjetër prej 2.2 hektarësh në të cilën janë shkatërruar rreth 300 rrënjë ullij (10-vjeçarë) në pronësi të 3 personave.

Mësohet se Ylli Hoxhaj, 63 vjeç, është autori i zjarrvënies së qëllimshme në lidhje me këtë ngjarje.

Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Mos humbisni

I hyri në shtëpi për ta grabitur, pensionisti italian vret me gjakftohtësi 22-vjeçarin shqiptar

Pensionisti Francesco Sicignano është shpallur i pafajshëm për vrasjen e të riut shqiptar Gjergj Gjoni, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.