Kreu / Kosovë / “Dikur në Beograd jetohej bukur, sot Kosova është një diktaturë”

“Dikur në Beograd jetohej bukur, sot Kosova është një diktaturë”

Aktori  kosovar Enver Petrovci, ka shokuar shumëkënd me një intervistë të dhënë për gazetën bulevardeske të Beogradit “Kurir”. Ai nuk ka pasur frikë të thotë shumë gjëra që njerzit në moshën e tij i përshpërisin nën zë në Prishtinë. Si psh, se dikur në Beograd është ndierë shumë më i lirë sesa sot në vendlindjen e tij ë cilin e quan një diktaturë: “Jetojmë në diktaturë. S’ke siguri nëse flet diçka kundër pushtetit. Menjëherë gjendesh në listën e zezë, s’ke punë. Thjesht, nuk ekziston”.

Petrovci ka folur me nostalgji për ish-Jugosllavinë dhe me admirim për liderin e saj Josif Broz Titon “i cili arrit të ndërtonte një shtet serioz”. Ai ka thënë se Europa e sotme po kopjon modelin titist ku jetonin të lumtura në bashkëjetesë edhe muslimanët edhe katolikët edhe ortodoksët dhe kohën kur ai punonte aktor teatri dhe filmi në Beograd.

“Kushtet në teatrin Atelie 212 në Beograd ishin të mrekullueshme. U prezantova me njerëzit më të mençur të Beogradit dhe shkoja t’u blej cigare që të më pranojnë në shoqërinë e tyre. Natyrisht që më pranuan”, ka treguar ai gjatqë qëndrimit në Beograd ku ka shkuar për të luajtur në serialin serb “Hijet mbi Ballkan”.

Petrovci, rrëfen se në Kosovë shpesh e quajnë “spiun të Serbisë”.

“Kur është nevoja, unë jam patriot, e kur s’është, jam spiun serb. Nëse i kritikoj, thonë se loboj për Serbinë. Këtë s’e bën populli. Ata më duan, më çmojnë. Dinë të thonë edhe se jam aktor dhe shqiptar i madh, kurse unë e di se çka jam. Kurrë askush s’më ka blerë. E kam folur gjithmonë atë që e kam menduar. Më ka kushtuar shumë herë dhe s’jam penduar. Kam folur se e kam jetuar bukur në Beograd”, ka thënët Petrovci për gazetën serbe.

Mos humbisni

Serbia ankohet në INTERPOL për heqjen e Haradinajt nga lista

MUP ka njoftuar se ka bërë një ankesë ndaj vendimit të Interpolit që hoqi nga …

2 komente

  1. Po Petrovci jam shume dakord me ju. periudha e drejtimit te shtetit Jugosllav nga Lideri i botes trete nga i madhi JOSIF BROZ TITO nuk vjen me . ajo ka qene nje periudhe e arte per popujt e Jugosllavise e ne menyre te vecante per ate te KOSOVES. Me pasaporten jugosllave mund te vizitoje cdo vend te botes ne ate kohe kurse me ate amerikane jo ne cdo vend. Njerzit ne jugosllavi jetonin ne nje mirqenje te pamendueshme sot. Ato dite nuk vijne me . Sot ne kosove pjesa me e madhe kane pensione qesharake nga 40 -80 euro dhe papunesia eshte mbi 40% . burre shteti si Josip Broz Tito nuk lind me mbi toke. Prandaj pertovc pajtohem me ty se Beogrdi i ZDRAVKO COLIC ( kengetarit me te madhe te Jugosllavise qe na mbante gjalle optimizmin tone me kenget e tij te paperseritshme) eshte kryeqyteti me i bukur i Europes….

  2. Te gjithë ata që kane vizituar Kosoven ne periudhën kur ishte gjalle Presidenti Tito jane mrekulluar nga niveli i larte i mirëqenjes dhe begatise. Ne Vitet e drejtimit te Shtetit nga Tito ne Slloveni trenat ishin pa faturino qe tregon qarte çfarë niveli kishte Sllovenia ne atë kohe.Prandaj le ta qajnë me lot kosovaret kohen e Titos dhe ti gëzohen flamurit shqiptar dhe nivelit te mjere te jetesës per 50 % te banoreve te saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.