Gazetari Arian Çani teksa ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News 24” dhe ka komentuar protestën e opozitës dhe hedhjen e tymyeseve në sallën e Parlamentit, tha se i kishte ardhur keq për Berishën.
“Kjo e sotmja është një gjë e bukur për kamerat, ato tymosjet nuk ishin as djegëse. Kjo është një ide jo shumë kreative sepse ne e kemi parë edhe nga Vetvendosje në Kosovë, edhe atje nuk bën më përshtypje.
Mua më erdhi keq për Berishën aty, se si u shty nga ata gardianët. Berisha është i mbajtur dhe i fortë, por duhet ta kishte evituar vetë këtë skenë.
Më erdhi keq edhe për këtë deputeten e LSI-së që u shty me forcë në atë formë nga ky deputeti i PS-së. Nuk mund të shtyhet ashtu një femër”, tha Çani.
Diskutime rreth kësaj post