Përjashtimet e deputetëve nga listat e kandidatëve në zgjedhjet e 25 qershorit kanë sjellë reagime nga të gjitha kampet politike. Deputeti i PS-së, Vladimir Kosta shkruan në Facebook se demokracia e brendshme në partitë politike ka vdekur. Ai citon shënimin e deputetit demokrat Astrit Patozi, duke shtuar se duhet një revolucion politik jo imagjinar në vend.
Postimi i plotë i Vladimir Kostës në Facebook:
“Astrit Patozi ka bërë analizën më të saktë për vdekjen e demokracisë brenda partive.
I bashkohem thirrjes së tij për revolucionin jo imagjinar politik në vend.
Nuk diskutohet më fati individual apo i partive, por fati i Republikës.
Sot partitë kryesore janë kthyer në vende qokash nga kryetarët e kooperativave; Rama, Basha-Berisha”,- shkruan deputeti Vladimir Kosta.
Diskutime rreth kësaj post