E martë , 6 Dhjetor 2016
Kreu / Botë / Depresioni i Madh në vitet e 30ta në Amerikë
Depresioni i Madh

Depresioni i Madh në vitet e 30ta në Amerikë

Zgjidhja që amerikanët i bënin mungesës së hapësirës në vitet e ’30-a

Në vitet e ’30-ta Amerika ishte kapluar nga Depresioni i Madh pas katrahurave në wall Street, që shkaktoi një krizë ekonomike e cila njihet me emrin Depresioni i Madh në vitete 1929-1933.

Pas kësaj kishte një shpresë në SHBA dhe zhvillimi po merrte hov. Shumë banorë u vendosën në ndërtesa kolektive duke i mbushur qytetet me ndërtesa e rrokaqiej, që ata i quanin “qiell gërvishëse”, transmeton Koha.net.

Kjo ishte vetëm njëra anë. Ana tjetër ishte se nuk kishte më hapësira të lira që fëmijët të kënaqeshin dhe të dilnin së paku për ajër të pastër. Mirëpo amerikanët në koordinim me rrethanat e kohës gjetën një zhgjidhje.

Ata krijuan një kafaz për fëmijë që montohej në dritarë dhe mund ta fusje fëmiun aty për të dal në ajër të pastër dhe të përjetonte kënaqësinë e natyrës. Kjo kishte shkaktuar frikë tek disa familjë por që ishte përhapur në masë të madhe nga mungesa e hapësirave të lira.

Kjo është një fotografi origjinale e kohës (1937), ku shihet një vogëlush teksa qëndron në kafazin për fëmijë, i vendosur në kate të larta.

 

Mos humbisni

kuba-fidel

Kuba, zhvillohen homazhet e fundit për Fidel Castron në Santiago

Presidenti i Kubës, Raul Castro udhëhoqi homazhet e fundit për vëllain e tij Fidel, gjatë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.