Kukësi dhe Skënderbeu kanë ndarë nga një pikë në takimin e sotëm në “Zeqir Ymeri”.
Kampionët në fuqi e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e 2 golave, falë shënuesve Elton Kale dhe Donjet Shkodra. Në të dytën korçarët janë kundërpërgjigjur mjaft mirë, ndërsa kanë barazuar shifrat me anë të sulmuesit Ali Soue, i cili realizoi dopietë.
Në kushtet e vështira atmosferike dhe me një fushë që ishte e “pushtuar” nga dëbora, kuksianët vendosën diktatin në pjesën e parë. Mirëpo, në të dytën korçarët barazojnë shifrat. Kështu e gjithë sfida u mbyll në barazim.
Me pikën e marrë në “Zeqir Ymeri”, Skënderbeu vazhdon i pashqetësuar rrugën drejt titullit kampion, ndërsa Kukësi mbetet i dyti me 36 pikë.
Diskutime rreth kësaj post