Kreu / Botë / Da Vinci kishte paralajmëruar për përmbytje

Da Vinci kishte paralajmëruar për përmbytje

“Ujërat e deteve do të ngrihen mbi majat e maleve, drejt qiellit, dhe do të bien sërish mbi shtëpitë e njerëzve”, ka thënë dikur Da Vinci. E kjo, duket se po del më se e vërtetë.

Leonardo ka qenë i magjepsur pas ujit, teksa ka përshkruar shumë diga dhe sisteme ujitjeje në dorëshkrimet e tij. Por ai nuk bënte studime vetëm për dobinë dhe përdorimin e ujit, Leonardo ekzaminonte edhe fuqinë e tij shkatërruese.

Shënimet dhe vizatimet tek libri i tij “Codex Leicester” ofrojnë një analizë gjeometrike të rrjedhjes së lumenjve dhe të gërryerjes së brigjeve të tyre.

Përmbytjet kanë qenë gjithmonë një temë shumë e përhapur në piktura, por shumica e artistëve janë të përqëndruar tek katastrofat biblike, dhe jo në formën e gjërave që do të vijnë. Por jo në rastin e Leonardos. Dijet e tij shkencore e udhëhoqën që të dyshonte se do të ketë sërish përmbytje katastrofike dhe që asgjë nuk do të ishte në gjendje të frenonte ujin në të ardhmen.

Mos humbisni

Madridi paralizon financiarisht Katalonjën

Për të bllokuar referendumin për vetëvendosjen që separatistët kërkojnë të organizojnë më 1 tetor në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.