Kreu / Kulturë / Çmimi NOBEL për Letërsi i shkon novelistit britanik

Çmimi NOBEL për Letërsi i shkon novelistit britanik

Kazuo Ishiguro është fituesi i çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2017.

Akademia suedeze vlerësoi se autori britanik  i ka dhënë novelave të tij një forcë të madhe emocionale.

 62-vjeçari Ishiguro mundi në gare dy konkurrentet, shkrimtarin nga Kenia, Ngugi ëa Thiong’o, dhe ai nga Japonia, Haruki Murakami, emrat e të cilëve për disa vjet me radhë përmenden si favoritë.

Nder kandidatet e tjerë, që listoheshin si fitues ishin shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, autorja kanadeze Margaret Atëood, Jon Fosse nga Norvegjia, Antonio Lobo Antunes nga Portugalia, Javier Marias nga Spanja dhe Laszlo Krasznahorka nga Hungaria.

Ishiguro është novelist dhe autor i historive të shkurtra.  

Mes librave të tij më  njohur janë ‘Ajo çka mbetet në fund të ditës ’ dhe ‘Gjigandi i varrosur’.

Me veprën letrare ‘Ajo cka mbetet në fund të ditës’ autori fitoi çmimin ‘Booker Prize’ në bazë të së cilës u krijua edhe filmi me të njëjtin titull.

Fituesi i Cmimit Nobel 2017 ka lindur në Japoni, ndërsa kur ishte në moshën 5-vjeçare familja e tij u transferua në Britani. Në vitin 1982 shkrimtari mori nënshtetësinë britanike.

Mos humbisni

Aktorja shqiptare rrëfim tronditës: Nuk kisha shtëpi, flija në teatër

Egla Ceno është një nga aktoret më të njohura në teatrin shqiptar. Në televizion ajo …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.