Përdoruesit e Facebook në mbarë botën po raportojnë se po hasin probleme për t’u lidhur me shërbimin e gjigandit të rrjeteve sociale.
Shumë përdorues në DownDetector po raportojnë se faqja e popullarizuar e mediave sociale po përjeton një “ndërprerje të plotë”, ku 50% e raporteve thonë se faqja “nuk punon aspak”.
Sipas raporteve, Facebook ka pasur probleme prej orës 11:23 të ditës së sotme.
Problemet janë raportuar në pjesë të Britanisë së Madhe dhe SHBA, por ato po përhapen edhe në disa pjesë të Evropës dhe në pjesën tjetër të botës.
Londra dhe Paris duket se janë pjesët më të prekura të Evropës që aktualisht po përballen me probleme për të përdorur Facebook-un.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar se çfarë i ka shkaktuar ndërprerjet. Burimi: DailyStar
Diskutime rreth kësaj post