Kreu / Politikë / Çfarë duan shkodranët?! Rama: Ujë, legalizime, rrugët dhe pronat

Çfarë duan shkodranët?! Rama: Ujë, legalizime, rrugët dhe pronat

Edi Rama publikoi raportin e dëgjesave publike për një tjetër qark, atë të Shkodrës, ku shprehet krenar për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, kryesisht për Bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrëz, të cilat sipas kreut të qeverisë kanë performuar më mirë ndër 61 bashkitë e vendit.

Turi dëgjimor me qytetarët pas zgjedhjeve është shoqëruar me një bilanc për atë çka shkodranët do donin të ndryshonin përgjatë 4 viteve të ardhshme, duke filluar nga procesi i legalizimeve dhe regjistrimit të pronave duke u ankuar për ecurinë e dobët, mungesën e infrastrukturës rrugore dhe rrjetit të ujësjellësit, mbifaturimet nga OSHEE dhe nevoja për investime në rrjet, punësimet pa kriter dhe paaftësia e administratës publike, mungesa e shërbimeve apo investimeve në bujqësi.

Për kreun e qeverisë, qarku Shkodër radhitet ndër qarqet me performancë mesatare në zgjedhjet e qershorit, duke lënë pas qarqet e tjera të mëdha si Tirana, Korça dhe Elbasani. Më 25 qershor, PS fitoi në qarkun Shkodër 1432 vota më shumë se në 2015.

Mos humbisni

Saimir Tahiri përjashtohet nga Partia Socialiste

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar akuzat e hedhura nga Saimir Tahirit si një farsë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.