Kreu i Grupit të PS-së Taulant Balla, ka denoncuar ditën e sotme në Parlament, kreun e PD-së Lulzim Basha, se ka firmosur kur ishte ministër i Brendshëm për t’i dhënë një sipërfaqe toke Klement Balilit, i cili është në kërkim për trafik droge.
Pas fjalës së tij në parlament, PS-së, siç bën vazhdimisht, ka nisur fjalimin e zbardhur për mediat.
Por, pjesë e grupit në emalin e PS-së, është edhe ish-deputeti i LSI, Spartak Braho, i cili kohët e fundit ka kaluar tek Partia Socialiste.
Duke menduar se email i ka shkuar vetëm Brahos nga Balla, ai ka kthyer përgjigje: Bravo Taulant. Bëni direkt denoncim siç kemi biseduar.
Në fakt, emaili nuk i ka shkuar vetëm Taulant Ballës, por edhe të gjithë gazetarëve. Braho, duhet të jetë më i kujdesshëm në këto raste, dhe të kontrollojë dy herë se me kë po shkëmben mesazhe.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/gafa-e-spartak-brahos-donte-t-i-shkruante-taulant-balles-mesazhin-ua-con-gazetareve-474629/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Diskutime rreth kësaj post