Kreu / Ekonomi / Borxhi në valutë, Sejko analizon buxhetin 2017: I realizueshëm

Borxhi në valutë, Sejko analizon buxhetin 2017: I realizueshëm

Sipas Bankës së Shqipërisë, buxheti i 2017 është konsolidues dhe duke përjashtuar efeket që mund të vijnë nga sjellja e administratës në një vit elektoral, të ardhurat janë të realizueshme.

Gjithsesi, sipas saj duhet që të merreshin në konsideratë edhe skenarët e mos realzimit të tyre, në mënyrë që edhe parametrat e tjerë të buxhetit si shpenzimet dhe deficiti të ndryshonin në raport të drejtë me mosrealizimin e të ardhurave.

“Në rast se të ardhurat buxhetore do të jenë poshtë nivelit të planifikuar dhe në rast se kjo diferencë është më e madhe se kontigjencat e parashikuara në buxhet, Qeveria duhet të marrë masa shtesë për respektimin e deficitit buxhetor. Kjo nënkupton reduktimin e shpenzimeve në masë të njëjtë me atë të mosrealizimit të të ardhurave”, deklaroi Guvernatori Gent Sejko.

Banka gjykon se duhet bërë kujdes me marrjen e borxhit në valutë për shkak të luhatjeve që mund të vijnë nga kursi i këmbimit në terma afatgjatë.

“Banka e Shqipërisë tërheq vëmendjen në ekspozimin në rritje që niveli dhe kostoja e shërbimit të borxhit kanë ndaj lëvizjeve të kursit të këmbimit. Kjo nënkupton nevojën për kujdes të shtuar ndaj huamarrjes së huaj, sidomos të saj në terma tregtarë, që duhet trajtuar si alternativë e fundit në listën e burimeve të mundshme të financimit”, deklaroi Guvernatori.

Banka e Shqipërisë inkurajon në përzgjedhjen e investimeve me rentabilitet.

Mos humbisni

TAP, sa 71 kulla “Eiffel”. Në 2018 lëshohet gazi nga Azerbajxhani

Ndërtimi i gazsjellësit TAP po shkon drejt fundit sipas parashikimeve. Nga Zvicra kompania njoftoi zyrtarisht …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.