Deputeti socialist Ben Blushi ka folur sot në Kuvend për për Byronë Kombëtare të Hetimit. Blushi theksoi me ironi se reforma në drejtësi të bëhet, por drejtësi nuk do të ketë.
“Shqiptarët kanë nevojë të marrin vesh se çfarë përfaqëson Byroja Kombëtare e Hetimit. Ky Parlament ka një tipar nga i cili nuk shpëton dot, e ka të bëhet i shpejtë kur s’duhet dhe i ngathët kur duhet. Parlamenti jonë ka këtë tipar, nevojën për të shtyrë emergjencat. Edhe pse Dekriminalizmi është futur në fuqi, asgjë s’ka ndodhur akoma dhe asnjë mandat nuk është ndërprerë. Edhe kush është perceptimi? Që në bëjmë ligje dhe nuk i zbatojmë ligjet. Bëjmë dhe gjejmë konsensus se si mos ndëshkohemi reciprokisht. Kjo që ndodh me dekriminalizimin mesa duket do ndodhë edhe me reformën në drejtësi. Reformë në drejtësi do ketë, por drejtësi nuk do të ketë”, tha Blushi.
Më tej, deputeti socialist shtoi se “Qeveria nuk ndalon dot njerëz me pushtet të grabisin prona publike me pistoletë, nuk ndalon dot që deficiti për buxhetin e shtetit të jetë 200 a 300 milion euro, s’ndalon dot një deputet me kontrabandistë në makinë, s’ndalon dot që në fletoren zyrtare të mos botohen 220 akte ligjore e nënligjore me pretendimin se s’ka kohë apo letër në disa raste, kjo ndodh se s’ka drejtësi”.
Duke u ndalur te deklarata e Ramës në Korçë, se punë ka, por shqiptarët nuk punojnë, Blushi ka bërë edhe një ironi therëse ndaj shefit të qeverisë, duke thënë se: “Kryeministri pretendon se hap vende pune, por më habit ajo që pashë dy ditët e fundit, qeveria e kryeministri i bërtiste shqiptarëve pse s’punojnë se ka më shumë vende pune, e u thoshte se harxhojnë kohën në bixhoz e kafe, ka shumë qeveri në botë që qahen se nuk hapin dot vende pune. Por një qeveri që thotë se ka më shumë vende pune se qytetarë, më habiti shumë. Në Korçë është një fabrike që kërkon kasapë, por në Korçë ka më shumë juristë se kasapë dhe fabrika nuk po punon dot, kam një sugjerim, që fabrika mos shkojë në faliment të presë miratimin e ligjit për dekriminalizimin, se do gjejnë më shumë kasapë se bagëti që kanë nevojë për t’u therur.
Diskutime rreth kësaj post