Kreu / Kuriozitete / Blen vota me tableta për potencë seksuale
Blen vota

Blen vota me tableta për potencë seksuale

Qyteti i Koresë së Jugut Suwon ka hapur një hetim kundër një kandidati në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Kandidati i dyshuar thuhet se meshkujve të moshuar, votues të tij u ka ndarë tableta për potencë seksuale në këmbim të votave për të.

“Ende duhet që të konfirmojmë vërtetësinë e akuzave. Nëse këto akuza vërtetohen konstatojmë se bëhet fjalë për shkelje të rregullave zgjedhore”, tha për AFP, zëdhënësi i Prokurorisë së qytetit në Suwon .

Blerja e votave në Korenë e Jugut është e dënueshme. Dënimi mund të jetë pesë ose më shumë vjet burg ose edhe me para, prej shumës nga 7600 euro.

Sipas Prokurorisë ende po hetohen arsyet pse kandidati ka pas në posedim numër aq të madh të tabletave pasi që ato nuk mund të merren pa recetë të mjekut.

Mos humbisni

Dëshironi të keni një burrë një pasur? Bëni këto 7 gjëra sa më shpejt!

Femrat të cilat duan të kenë në të ardhmen e tyre një burrë të pasur, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.