Etiketimeve të Edi Ramës që i quajti qytetarët e Kukësit “vandalë” iu bashkuan biznesmenë dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit që dolën në mbrojtje të dy kompanive private që kanë përfituar konçensionin e Rrugës së Kombit dhe që vjelin taksën prej 10 eurosh. Në konferencë ra në sy se gjuha e biznesmenëve ishte e njëjta me atë që përdori kryeministri Edi Rama duke e konsideruar protestën e qytetarëve të Kukësit si një “akt vandal”.
Ishte Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka që u shpreh se dënon çdo akt vandal ndaj pronës, duke iu referuar protestës së kuksianëve.
“Sot ne si Forum, dënojmë çdo akt vandal që ka shkaëtërruar një pasuri të sipërmarrjes private. Nëse ne duhet ta neglizhojmë këtë fakt, secili prej nesh duhet ta braktisi këtë vend” u shpreh Jaka.
Për më tepër, Jaka u shfaq i shqetësuar për retorikën që përdoret për biznesmenët që fitojnë konçensione dhe që quhen oligarkë. “Nuk ka oligarkë në Shqipëri, ka vetëm sipërmarrës. Të gjithë mediat botërore kanë dhënë lajmin për djegien e një prone të një biznesi. Çfarë mesazhi i japim sipërmarrjeve të huaja? Nuk duhet të krijojmë akuza të paqena që krijojnë panik te sipërmarrja”.
Një tjetër biznesmen, Luan Bregasi, kryetar i Biznes Albania shkoi më tej kur tha se “E ardhmja e këtij vendi janë koncensionet” dhe se mundësitë për ta ulur tarifën në Rrugën e Kombit janë zero.
Më poshtë konferenca e plotë e përfaqësuesve të biznesit:
Diskutime rreth kësaj post