• Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sport
  • Rozë
  • Kuriozitete
  • Horoskopi
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Dosje
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sport
  • Rozë
  • Kuriozitete
  • Horoskopi
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Dosje
  • Teknologji
No Result
View All Result
Lajme.al
No Result
View All Result
Kreu Opinion

Berishëve nuk u ka mbetur më asnjë rrahës!

25 Qershor, 2016
në Opinion
0 0
1
Çfarë fshihet pas fushatës së Berishës kundër gazetarëve?
Share on FacebookShare on Twitter
Nga Mero Baze

Dikur kishte njerëz që rrihnin për ta. Qysh kur u ngjit në krye të Partisë Demokratike në vjeshtën e vitit 1991, Sali Berisha e ka përdorur rrahjen, si një mjet për të poshtëruar kundërshtarët, apo kritikët. Asnjë lider tjetër politik në historinë e këti vendi, nuk ka qenë aq i apasionuar pas rrahjes së kundërshtarëve, si Berisha në Shqipëri dhe Milosheviçi në Serbi. Ai ka rrahur rregullisht gjithkënd që kishte përballë, qysh nga vitit 1991. Të ndjerit Pashko, kur sapo bëri deklaratën e divorcit nga PD, i kapën vajzën tek “Rruga e Elbasanit”, ja morën peng dhe më pas lavdëroheshin me çfarë kishin bërë. Pastaj Teodor Kekon e goditën duke hyrë në shtëpi me levë në kokë dhe mburreshin rrugëve. Pastaj Eduard Selamin e qëlluan me shkelm ndërsa mendoi se ishte ende kryetar i PD dhe po kërkonte të hynte në mbledhjen ku do ta shkarkonin. Në maj të vitit 1996 pastaj rrahja u bë simbol i betejës së Berishës ndaj kundërshtarëve, duke i marrë me radhë nga Arben Imami, Gramoz Pashko, Preç Zogaj, Kastriot Islami, Gaqo Apostoli etj.

Në fillim të vitit 1997, goditjet ishin dhe më pikante, pasi drejtoheshin ndaj kritikëve në shtyp. U qëllua dhe u rrah Nikoll Lesi si botues i “Koha Jonë”, Shpëtim Nazarko si botues i “Dita”, pastaj ditën e gjendjes së jashtëzakonshme u rrah Olsi Rama që punonte si ndihmës me një ekip të huaj gazetarësh, u masakrua Edi Rama para shtëpisë, u rrah poeti Xhevair Spahiu pse kishte shkruar një poemë për revoltat në Vlorë, ndërkohë që kishin masakruar Ndre Legisin duke ikur për shtëpi. Ndërkohë, disa gazetarë ishin bërë objekte dhune kudo që gjendeshin, në rrugë apo zyrë.

Pastaj erdhi opozita e gjatë e tij, dhe rrahja ishte mjet kërcënimi dhe për ata që tentonin t’i iknin nga rreshti brenda PD.

Institucioni i rrahjes u bë kështu simboli i sinjaleve politike që Berisha lëshonte ndaj gjithkujt që i prishte punë.

Ata që rrihnin nuk kapeshin kurrë. Dëshmitë e reja tani po hedhin dritë për plot personazhe që janë përfshirë në këto histori të shëmtuara në emër të Berishës, por ai nuk foli kurrë për to. Në çdo rast gjente arsye banale për t’u shfajësuar aq dobët, sa të gjithë ta kuptonin se ai e kishte bërë. I duhej dhe ky detaj.

Por kjo që ka ndodhur në aeroportin e Romës ka një domethënie të fortë. Berishët kanë ngel vetëm, dhe tani nuk ka kush rreh më për ta. Dhëndri i tij, një qenie atipike, që është më shumë i dashuruar me vjehrrin se me gruan, e ka bërë atë gjest thjesht ngaqë ka përthithur çdo ves të tij dhe mendon se ato që ka bërë vjehrri duhet të bëjë dhe ai. Por tani Berishët nuk kanë më ushtarë. Nuk kanë më njerëz nate që të vinin të rrihnin dhe shkonin raportonin për të marrë shpërblimin. Ata janë vetëm dhe kjo është një shenjë e keqe për ta.

Shenjat e para u dhanë qyshkurse ishin ende në pushtet në vitin 2012. I egërsuar me opozitën e Edi Ramës, sidomos ridenoncimin e pazareve të Argitës me biznesmenin pakistanez që i kërkonte 3 milion euro si “fee” sukses, nëse Berisha ja firmoste letrat, çifti Malltezi- Berisha ndërmorën një fushatë të pazakontë kundër shtëpisë së prindërve të Linda Ramës, në tokë të tyre 200 vjet, me leje ndërtimi. Ata sajuan një protestë para shtëpisë së saj, ku gjithë pjesëmarrësit në protestë, ishin kushërinjtë e Argitës, të punësuar në “Qytetin Studenti” dhe rrethi i tyre i afërt. Dhe ndërkohë që Taulant Balla i lexonte email-et e Argitës me Ansarin publikisht, ku Argita kërkonte për një firmë të babait kryeministër 3milion euro, Argita i dërgonte kushërinjtë dhe kushërirat e punësuar të gjithë në “Qytetin Studenti”, para shtëpisë së prindërve të Lindës, për t’i bërë protestë.

E kam theksuar dhe atëhere, se ajo ishte shenja e parë e vetmisë së Berishëve, pasi PD nuk ju përgjigj thirrjes së tyre perverse. PD është partia më energjike për mitingje dhe protesta në këtë vend, por kur panë që dikush donte t’i përdorte për një perversitet, i lanë vetëm Berishët.

Kjo e Romës është fundi. Përfytyroni një grua dhe një burrë që i turren një deputeti, njëri me grusht e tjetra me hamburger. Është shenja më e fortë, që tani ata nuk gjejnë dot më as mercenarë për të rrahur, pasi nuk kanë me se i shpërblejnë. Kur ishin në pushtet dhe ti i kritikoje, të dërgonin një bandit të të rrihte dhe pastaj shpërblenin banditin. Kështu bëri Liria, nëna e tyre me mua, që më dërgoi shoferin e saj për të djegur makinën, e pastaj sponsorin e saj Rezart Taçi, për të qëlluar, dhe e mbajti fshehur tre ditë dhe nuk e dorëzonte, vetëm se zbardha si po grabisnin ARMO-n. Kështu ka bërë dhe i jati me kundërshtarët e tij. Kështu po bëjnë dhe fëmijët, por ndryshimi është, se këta po detyrohen të qëllojnë vetë. Dhe të mendosh që këtë akt ky dhëndri e ka si kapital të hyrjes së tij në politikë, si një meritë apo shenjë, që është i denjë si Berishë për të qenë në krye të PD, duke harruar se kush do të hyjë në politikë përmes dhunës, nga dhuna do të vdesë. Për hajër u qoftë kjo rrugë!

Lajme të ngjashme

Ku është shpresa e opozitës?
Kryesore

Ku është shpresa e opozitës?

19 Prill, 2018
«Allah-Allah, këputjani kokën jobesimtarëve»
Opinion

«Allah-Allah, këputjani kokën jobesimtarëve»

19 Prill, 2018
Ornela Vorpsi
Opinion

Ornela Vorpsi

18 Prill, 2018
Perëndimi nuk mund ta lërë Ballkanin në dorë të Rusisë
Opinion

Perëndimi nuk mund ta lërë Ballkanin në dorë të Rusisë

18 Prill, 2018
Veproni! Mos prisni që Ballkani të shpërthejë sërish
Opinion

Veproni! Mos prisni që Ballkani të shpërthejë sërish

18 Prill, 2018
Kryesore

Të paktën sot të festojnë të gjithë!

17 Prill, 2018

Të fundit

Njihuni me njeriun e paguar për të bllokuar negociatat për Shqipërinë

Njihuni me njeriun e paguar për të bllokuar negociatat për Shqipërinë

19 Prill, 2018
Rruga “e pangopur” Tiranë-Elbasan, mbi 14 milionë euro për ta përfunduar

Rruga “e pangopur” Tiranë-Elbasan, mbi 14 milionë euro për ta përfunduar

19 Prill, 2018
Emocionuese! Kirurgia me këmbë të thyer operon pacienten me kancer

Emocionuese! Kirurgia me këmbë të thyer operon pacienten me kancer

19 Prill, 2018
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e Premte 20 Prill 2018

19 Prill, 2018
  • Po lexohen
  • Komente
  • Të fundit
Nëse e keni gruan afër, mos e shikoni këtë video. Vajza e motit bëri namin! /Video

Nëse e keni gruan afër, mos e shikoni këtë video. Vajza e motit bëri namin! /Video

20 Mars, 2018
Nëse femra bën fiks këto në intimitet, mashkulli nuk do e tradhëtojë kurrë

Nëse femra bën fiks këto në intimitet, mashkulli nuk do e tradhëtojë kurrë

20 Mars, 2018
Video/ Në prag të largimit, ambasadori Donald Lu befason shqiptarët duke…

Video/ Në prag të largimit, ambasadori Donald Lu befason shqiptarët duke…

21 Mars, 2018
Alarm nga sinoptikani grek: E frikshme çfarë do ndodhë nesër në Shqipëri

Alarm nga sinoptikani grek: E frikshme çfarë do ndodhë nesër në Shqipëri

21 Mars, 2018
Vajzat kërkojnë djem / 3 femra shqiptare duan shoqëri…

Vajzat kërkojnë djem / 3 femra shqiptare duan shoqëri…

197
Kanadaja kërkon 305 mijë emigrantë

Kanadaja kërkon 305 mijë emigrantë. Ja si të aplikoni

77
Një shtet në SHBA ofron 18 mijë USD në vit

Një shtet në SHBA ofron 18 mijë USD në vit, nëse shkoni të jetoni përgjithmonë

64
Tronditet shkenca! Neurokirurgu konfirmon jetën pas vdekjes

Tronditet shkenca! Neurokirurgu konfirmon jetën pas vdekjes

27
Njihuni me njeriun e paguar për të bllokuar negociatat për Shqipërinë

Njihuni me njeriun e paguar për të bllokuar negociatat për Shqipërinë

19 Prill, 2018
Rruga “e pangopur” Tiranë-Elbasan, mbi 14 milionë euro për ta përfunduar

Rruga “e pangopur” Tiranë-Elbasan, mbi 14 milionë euro për ta përfunduar

19 Prill, 2018
Emocionuese! Kirurgia me këmbë të thyer operon pacienten me kancer

Emocionuese! Kirurgia me këmbë të thyer operon pacienten me kancer

19 Prill, 2018
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e Premte 20 Prill 2018

19 Prill, 2018
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Na ndiqni

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Sport
  • Teknologji

Të fundit

Njihuni me njeriun e paguar për të bllokuar negociatat për Shqipërinë

Njihuni me njeriun e paguar për të bllokuar negociatat për Shqipërinë

19 Prill, 2018
Rruga “e pangopur” Tiranë-Elbasan, mbi 14 milionë euro për ta përfunduar

Rruga “e pangopur” Tiranë-Elbasan, mbi 14 milionë euro për ta përfunduar

19 Prill, 2018
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Horoskopi
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In