Brukseli i kërkoi sot 28 vendeve të BE-së të dalin nga ngërçi në vitin 2018 mbi bashkimin bankar duke reduktuar ambiciet e tij për një sistem evropian të garantimit të depozitave të bllokuar prej dy vitesh për shkak të rezervave të gjermanëve.
“Ne kemi nevojë të arrijmë në një konsensus mbi sistemin evropian të garancive mbi depozitat. Prej dy vitesh, gjërat nuk kanë përparuar shumë, për këtë arsye Komisioni Evropian po bën sot propozime për rifilluar projektin”, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis gjatë një konference për shtyp në Bruksel.
Ideja e një bashkimi bankar ishte krijuar para katër vitesh gjatë krizës së euros, për të evituar që një krizë bankare të shndërrohet në një krizë të borxhit.
Por, ky plan që duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe 28 vendet anëtare, nuk ka përparuar aspak.
Situata delikate e bankave në disa vende në jug të Evropës që kritikohen vazhdimisht për shkak të sasive të mëdha në kredi dë këqija kanë bërë që Gjermania të ketë rezerva.
Diskutime rreth kësaj post