Kreu / Ekonomi / Bashkia prish “7 Xhuxhat” për 2.5 mln euro, do ndërtohet Qendër Tregtare

Bashkia prish “7 Xhuxhat” për 2.5 mln euro, do ndërtohet Qendër Tregtare

Bashkia e Tiranës ka vendosur të prishë zonën që njihet si “7 Xhuxhat”. Në vend ka një projekt për ta kthyer në një parkim, ndërsa ende nuk është vendosur se çfarë do të bëhet sipër tij, ku fillimisht do të mbillet me bar dhe lule. “TPZ.AL” ka siguruar dokumentet e plota nga Bashkia e Tiranës, e cila ka akorduar plot 2.5 milionë euro, për këtë parkim.

Në dokumente thuhet se hapet procedura për prokurimin “rikonceptim i parkut të lojërave të fëmijëve dhe parkim publik 2 kate nën tokë në rrugën e Elbasanit”. Fondi për këtë tender është 276.503.894 lekë të rinj, ndërsa kjo vepër do të ndërtohet me fondet e Bashkisë së Tiranës. Operatori fitues duhet ta ndërtojë këtë vepër gjatë 24 muajve.

Në dokumente thuhet se sheshi pozicionohet në kryqëzimin e bulevardit “Bajram Curri” me rrugën e “Elbasanit”. Sheshi, i cili propozohet për zhvillim, kufizohet në orientimin verior me bulevardin “Bajram Curri”, në orientimin jugor me rrugën “Fatmir Haxhiu”, në orientimin perëndimor me shesh në potencial zhvillimi në të ardhmen dhe në orientimin lindor me rrugën e ‘Elbasanit”.

Pra, siç e thotë edhe vetë bashkia, në këtë zonë do të bëhet një qendër tregtare, duke prishur një nga lulishtet e pakta të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës është vënë nën “urdhrat” e privatëve, të cilat e “përdorin” për qellimet e tyre të biznesit, siç ishte edhe rasti në sheshin “Adem Jashari”.

Në lidhje me projektin te “7 Xhuxhat”, bashkia pretendon se sipërfaqja e pronës është 3’087.7 m2, ndërsa parcela e propozuar për zhvillim gjendet në një zonë të formuluar urbane me objekte banimi ne orientimin jugor me lartësi 5-6 kate dhe në perëndim me objekt polifunksional (shopping center, zyra dhe banesa) 15 kate. Aktualisht parcela e propozuar për zhvillim shërben si park lojërash me pagesë.

Në dokumente thuhet se është menduar edhe funksioni si parkim publik. Parkimi është projektuar 2 kate nëntokë dhe ofron 146 vendparkime. Sipas këtyre përllogaritjeve Bashkia e Tiranës po e ble më shumë se 20 mijë euro secilin vendparkim.

Mos humbisni

Publikohen 4518 vende

Bie sërisht papunësia, INSTAT: Femrat dhe të rinjtë përfituesit kryesorë

Papunësia në Shqipëri është ulur me 1,1% në tremujorin e tretë të këtij viti, tregojnë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.