• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Basha dhe 4 deputetë takohen me sekretarin Kerry

14 February, 2016
në Politikë
0
0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ashtu siç ishte parashikuar, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry është takuar me kreun e opozitës, Lulzim Basha, pas takimeve që pati në Kryeministri me ministrin e Jashtëm Bushati, si dhe kreun e qeverisë Rama.

Takimi i kryediplomatit amerikan me kryeopozitarin shqiptar është zhvilluar në ambientet e Hotel “Rogner”, teksa Bashën e kanë shoqëruar edhe disa prej deputetëve demokratë, duke nisur me kreun e grupit parlamentar, Edi Paloka, me nënkryetarin e partisë, Edmond Spaho, si dhe Jorida Tabaku e Aldo Bumçi.

Në këtë takim mungonte kryetari historik i PD-së, Sali Berisha, ndërsa besohet që edhe në këtë takim, Sekretari Kerry të ketë theksuar nevojën e miratimit të reformave kryesore në vend, me në krye atë të drejtësisë, si një gur themeli drejt avancimit të Shqipërisë në BE.

data-full-width-responsive="true">

“Sfidat e mëdha që e presin Shqipërinë kanë të bëjnë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit si parakusht i ecjes së Shqipërisë përpara në rrugën drejt integrimit europian, i forcimit të kapaciteteve të Shqipërisë për të qenë një partnere e denjë e SHBA-së në sfidat e përbashkëta kundër ekstremizmit, por në radhë të parë duke forcuar demokracinë e brendshme. Në këtë kontekst ecim përpara me reforma shumë të rëndësishme si ajo në drejtësi, në përputhje me rekomandimet, standardet dhe normat e pranuara bashkërisht, siç janë ato të Komisionit të Venecias. Çështje kyçe për Shqipërinë është edhe ajo e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për të cilën opozita kërkon angazhimin e partnerëve tanë. I jam mirënjohës sekretarit Kerry që ndau kohë edhe për të biseduar me opozitën. Këtë e konsideroj një shenjë të madhe besimi te opozita, te Partia Demokratike dhe i garantojmë se do të bëjmë çdo përpjekje për t’i mbyllur derën oligarkisë dhe për t’i hapur rrugë një demokracie pjesëmarrëse për qytetarët shqiptarë”, deklaroi Basha para mediave.

data-full-width-responsive="true">
Paraardhëse

Shkenda Dubova pa turp, pozon nudo në shtrat

Pasardhëse

Kosova anëtarësohet në Unionin Ballkanik

Pasardhëse

Kosova anëtarësohet në Unionin Ballkanik

Diskutime rreth kësaj post




data-full-width-responsive=”true”>

Botë

Britaniku ofron 70 milionë dollarë për të gërmuar vendin ku vite më parë hodhi “hard-diskun e mbushur me bitcoin”

Nga lajme9
16 January, 2021
0

Një burrë britanik i cili aksidentalisht hodhi në plehra një hard-disk të ngarkuar me Bitcoin i ka ofruar autoriteteve lokale...

Jonida Vokshi ndryshon look, nuk e njeh as bashkëshorti

16 January, 2021

14 vjeçari shqiptar mahnit jurinë suedeze me zërin e tij

16 January, 2021

Nga 26 janari mund të udhëtoni drejt Shteteve të Bashkuara, por me një kusht

16 January, 2021

Bamir Topi godet Edi Ramën: Kam 60 vjet tifoz, nuk më solli ftesë për inaugurimin e ‘Air Albania’

16 January, 2021
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.