Kreu / Politikë / Basha deklaratë urgjente: Të mos vonohet arrestimi i Tahirit, do shkatërrojë provat

Basha deklaratë urgjente: Të mos vonohet arrestimi i Tahirit, do shkatërrojë provat

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të mblidhet urgjentisht për t’i hequr mandatin deputetit socialist Saimir Tahiri.

Në një dalje për media, kryedemokrati ka theksuar se Shqipëria është në buzë të greminës duke shtuar se Rama duhet të japë dorëheqje të menjëhershme. Ai u shpreh se çdo vonesë i jep kohë Tahirit që të shkatërrojë provat.

“Sapo u njoha me kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri. I bëj thirrje Kuvendit që të mbledhë seancën parlamentare. Sot është koha që çdo shqiptar i ndershëm dhe çdo deputet të veprojë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Arrestimi i Sajmir Tahirit është vetëm fillimi. 
Edi Rama është i vdekur politikisht. Partia Socialiste është në buzë të greminës dhe duhet të shkëputet nga Edi Rama dhe grupi parlamentar,” tha Basha.

Mos humbisni

TCH i zbulon gënjeshtrën Saimir Tahirit. Nuk ishte te babai, por tek …

Samir Tahiri, ish-ministri nën hetim që u largua të premten nga Shqipëria, kthehet sonte pas …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.